
Autori i vrasjes se ndodhur ne daten 30 mars ne fshatin Gradisht rezulton te jete viktime e nje drame familjare.
Klodian Prence, 30 vjec, prej 12 vjetesh jetonte ne rruge pasi babai i tij e deboi nga shtepia ne moshen 18-vjecare.
Ne ate moshe ai humbi nenen dhe per familjen e re te krijuar nga babai i tij ishte femije problematik.
Klodian Prence u arrestua dje me akuzen e vrasjes dhe djegies se nje shtepie.
“Klodianin e ndava per arsye familjare sepse nuk me pelqente sjellja e tij dhe u detyrova ta ndaja”, eshte shprehur babai i tij, Stavri Prence.
Ai kerkon denim maksimal per te birin, ashtu si edhe xhaxhai i cili eshte personi i pare qe e takoi pas vrasjes.
“Sic dogji Bujarin ashtu duhet ta djegin”, tha Artur Prence, xhaxhai i autorit te vrasjes.
Pas arrestimit policia beri te ditur se vrasja ka ndodhur me qellimin e grabitjes dhe se autori i ngjarjes per shkak se jetonte si endacak ne kete menyre kerkonte te fitonte jetesen.
Top Channel