
Kreu i partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta vizitoi sot nje nga ndermarrjet e fasonit ne kryeqytet.
Nga ambjentet e kesaj ndermarrjeje, Meta i kerkoi qeverise te marre masa per ta mbeshtetur kete industri me rimbursimin e shpejte te TVSH-se dhe perballimin e nje pjese te kostove te sigurimeve shoqerore.
“Ky eshte nje biznes ku prodhohen produkte per eksport, me standarte te larta europiane. Qeveria te mbeshtese keta sipermarres qe ofrojne vende pune dhe te nxise te tjere sipermarres vendas dhe te huaj te investojne ne kete lloj biznesi qe puneson shume njerez”, ka deklaruar Meta.
Meta nuk la pa permendur edhe anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke e cilesuar si nje arritje te gjithe shqiptareve. Por sipas Metes, Shqiperia ne NATO nuk mjafton per te zgjidhur problemet qe ka biznesi.
Top Channel