Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Ish i dërguari i posaçëm i SHBA në Kosovë: Nuk besoj dhe as kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme
Kriza financiare boterore po godet ne mase te madhe Trustin Pensional te Kosoves, institucion ky qe menaxhon kursimet pensionale te qytetareve te Kosoves.
Mjetet e investuara te ketij institucioni ne tregjet e ndryshme boterore cdo muaj po shenojne humbje te thelle.
Nderkaq, duke llogaritur vitin e shkuar dhe dy muajt e pare te ketij viti jane humbur rreth 100 milione euro.
Ndersa qytetaret kane filluar me terheqjet e parave te tyre, drejtuesit e Trustit Pensional presin stabilizim te tregjeve financiare deri ne fund te vitit, e per rrjedhoje edhe ngritje te vleres se aksioneve.
“Sipas parashikimeve te eksperteve nderkombetare, pritet qe nga fundi i vitit ekonomia te dale nga recesioni. Por ky eshte nje premtim dhe nuk duhet te merret si dicka e sigurte nga trusti”, deklaron Agron Krasniqi, zevendesdrejtor i Trustit Pensional te Kosoves.
Gjendjen edhe me shume e veshtireson mungesa e bordit udheheqes, ne mungese te te cilit trustit i jane lidhur duart kur eshte fjala per marrjen e vendimeve per te investuar ose per te terhequr investimet nga tregjet boterore.
Top Channel