Hyrja ne NATO, vijojne urimet nga Kosova

02/04/2009 21:05

Anetaresimi i Shqiperise ne NATO eshte pershendetur edhe nga qeveria e Kosoves.

Pas takimit njohes te zevendeskryeministrit Rame Manaj dhe ambasadorit shqiptar Islam Lauka u tha se ceshtja e sigurise per Kosoven dhe Shqiperine, por edhe per vendet e rajonit eshte permbyllur perfundimisht te merkuren pasi Shqiperia eshte bere anetare fuqiplote e NATO-s.

“Me padurim kam uruar anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe hyrjen ne fuqi dje te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Kemi diskutuar ceshjte me rendesi per dy vendet tona per bashkepunim te mundshem, te domosdoshem dhe te dobishem ne shume fusha, ne ate ekonomike, kulturore, turistike dhe kemi konstatuar bashkarisht se hapja se shpejti e rruges qe lidh Shqiperine dhe Kosoven eshte nje faktor i rendesishem”, ka deklaruar zevendeskryeministri Manaj.

Ndersa ambasadori shqiptar Islam Lauka, nga ana e tij ka vleresuar se hyrja e Shqiperise ne NATO eshte e rendesishme edhe per Kosoven, duke qene se dy vendet jane ne kufi me njera-tjetren.

“Kjo eshte nje arritje e Shqiperise, por ne te vertete eshte edhe nje arritje per Kosoven sepse Kosova ka fatin qe kufizohet me nje anetare te NATO-s ne kufi dhe ky anetar nuk eshte nje shtet i huaj per Kosoven”, ka deklaruar Lauka.

Diplomati shqiptar po ashtu beri te ditur se teknikisht marreveshja per kalimin pa pasaporta mes dy vendeve eshte arritur, marreveshje kjo qe pritet te nenshkruhet me rastin e vizites se kryeministrit Berisha ne Prishtine, qe sipas ambasadorit do te behet me se largu ne mesin e muajit maj.

Manaj dhe Lauka po ashtu thane se lidhjet e vecanta perfundimisht do te zyrtarizohen me leshimin ne  qarkullim te autostrades Morine–Tirane, e cila sipas ambasadorit shqiptar do te inaugurohet se shpejti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA