Grossman: Hyrja ne NATO, siguri Shqiperise

02/04/2009 18:40

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mark Grossman vlereson zgjerimin e NATO-s me Shqiperine dhe Kroacine.

“Jam shume i gezuar qe dje Shqiperia dhe Kroacia hyne ne NATO dhe qe neser keto dy vende do te ulen ne Aleance si anetare me te drejta te plota. Zgjerimi i NATO-s u jep ketyre vendeve me shume siguri”, ka deklaruar Grossman ne nje interviste per VOA.

Ai ka theksuar se Shqiperia dhe Kroacia e merituan anetaresimin pasi kane arritur shume progrese.

“Anetaresimi Shqiperise dhe Kroacise nuk u eshte falur. Ato kane punuar per ta arritur”, ka nenvizuar Grossman duke shprehur bindjen se me zgjerimin e tij NATO nuk do te dobesohet.
02

Top Channel