Engel pershendet hyrjen e Shqiperise ne NATO

02/04/2009 10:00

Ligjvenesi amerikan Eliot Engel, nje nga anetaret e Komisionit te Jashtem te Kongresit dhe kryetar i Grupit per Ceshtje Shqiptare ne Kongres, ka pergezuar Shqiperine per anetaresimin ne NATO.

“Kjo eshte nje dite e madhe per shqiptaret kudo qofshin dhe nje tjeter hap perpara per sigurine ne Evrope”, thuhet ne nje deklarate te kongresmenit. “Shqiperia, qe ka cuar trupa te Irak, Afganistan dhe Bosnje, ka marre tashme pergjegjesite si anetare aktive e NATO dhe nje partner europian, tek i cili mund te mbeshtetesh.

Anetaresimi i saj ne NATO eshte nje tjeter fakt qe tregon per kontributin e saj pozitiv ndaj sigurise”, ka theksuar Engel. Engel ishte autori i rezolutes se miratuar nga Dhoma e Perfaqesuesve ne nentor te vitit 2003, ku kerkohej anetaresimi ne NATO i vendeve te Kartes se Adriatikut.

Top Channel