Demshperblimi i te perndjekurve, kalon ligji

02/04/2009 15:00

Mazhoranca ka miratuar me 71 vota ndryshimet ne Ligjin per Demshperblimin e ish-te perndjekurve politike, ku perfshihet edhe neni shume i kundershtuar nga opozita per shperblimin e te pushkatuarve dhe denuarve te para vitit 1944.

Opozita e ka cilesuar kete pike si nje goditje te forte qe i behet Luftes Nacional Clirimtare, por edhe vete ish-te perndjekurve te cilet sipas ligjit te ri barazpeshohen me kolaboracionistet e pushtuesit.

Megjithate, mazhoranca duke shperfillur akuzat e opozites e ka miratuar kete ligj, qe duke marre per baze deklaratat e kryeministrit diten e hene mund te pesoje ndryshime te tjera duke zgjeruar ne menyre te metejshme rrethin e perfituesve edhe me ata qe gjate kohes se komunizmit njiheshin si grupe diversante.

Nderkohe opozita nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit edhe per ate qe nenkryetari i grupit parlamentar socialist Erjon Brace e quajti zaptim dhe rrembim i tokave dhe ambienteve te institucioneve te ndryshme ne te gjithe vendin.

“Zhvatja ndaj te gjitheve eshte kryer ne menyre qeverisje, ku perfitojne qeveritaret dhe ata qe i rrine perreth”, u shpreh Brace.

Akuzat e tij Brace i mbeshteti ne nje rast konkret ne qytetin e Beratit.

“Rezulton i vjedhur materniteti i Beratit. Te gjitha sherbimet jane vendosur ne nje korridor ne nje kat te spitalit te qytetit. Perdoruesi eshte klienti dhe kandidati republikan i Berishes”, u shpreh Brace.

Keto akuza u kundershtuan nga deputetet republikane. Ne pervjetorin e 18-te te masakres se 2 prillit 1991 ne Shkoder, ku mbeten te vrare ne protestat antikomuniste 4 te rinj,deputeti demokristian Frrok Gjini rikujtoi ngjarjen e rende.

 

Top Channel