Xhuveli radhitet me PD-ne

01/04/2009 15:25

Koalicioni qeverises i udhehequr nga Partia Demokratike ka rikonfirmuar aleancat parazgjedhore me nje aleat te sajin.

Te merkuren kreu i PD-se, ka firmosur marreveshjen para dhe pas zgjedhore me Partine Agrare, ambientaliste te Lufter Xhuvelit.

Kryeministri Berisha e cilesoi si mjaft pozitiv bashkepunimin 4-vjecar me PAA-se duke theksuar se frytet e ketij bashkepunimi shihen qarte edhe ne permiresimin e situates mjedisore ne Shqiperi.

“Bashkepunimi ka bere qe Shqiperia te vendoset ne klasifikimin e te gjitha vendeve te planetit ne pozicionin e 25-te persa i perket mbrojtjes dhe zhvillimit te mjedisit”, u shpreh Berisha.

Ndersa Xhuveli deklaroi se per vitin 2009 buxheti eshte dyfishuar dhe ky eshte nje tregues i mbeshtetjes se qeverise per sektorin.

Agraret ne kete menyre pas 8 viteve te kaluara ne qeverine socialiste do te kerkojne te riperserisin arritjen per te qene 2 mandate te tera ne pushtet por kete here me te djathten.

Top Channel