
Paraditen e sotme ne qytetin e Shkodres eshte zhvilluar nje proteste e rreth 30 personave qe nuk shikojne.
Ata jane mbledhur para godines se prefektures se qarkut duke paraqitur disa kerkesa per zgjidhje. Oratoret ne kete takim deklaruan se pushteti qendror duhet te mendoje per rritjen e pagesave te tyre, te cilat kane mbetur te njejta qe ne vitin 2005.
Gjithashtu ata kerkuan edhe perjashtimin nga taksimi si dhe te merren masa per punesimin e personave qe nuk shikojne.
Protestuesit thane se shume nga premtimet qe ju bene disa vjet me pare nuk jane mbajtur dhe se ata do te pershkallezojne protestat e tyre deri ne plotesimin e kerkesave, gjithashtu kane kerkuar solidaritet edhe nga personat qe nuk shikojne dhe qe banojne ne qytetet e tjera te vendit.
Top Channel