Lushnje, arrestohet autori i vrasjes

01/04/2009 18:45

Policia e Lushnjes ka arrestuar pasditen e sotme nje 30 vjecar te akuzuar per vrasjen e nje personi 3 dite me pare.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave ne pranga ka perfunduar shtetasi Klodian Stavri, qe dyshohet te jete autori i vrasjes se Bujar Krasniqit.

Sipas burimeve, fillimisht Stavri ka tentuar ta grabise viktimen ne shtepine e tij, por me pas e ka qelluar me pistolete dhe i ka vene zjarrin baneses.

Burimet saktesojne me tej se materialet e mbledhura i kane kaluar prokurorise se rrethit per procedim penal.

Top Channel