Kombinat, inaugurohet kopshti i rikonstruktuar
01/04/2009 13:05
152 femije te Kombinatit do te mund te perfitojne nje sherbim cilesor ne kopesht, fale nje investimi te bashkise se Tiranes.
Rikonstruksioni dhe shtimi i ambienteve ka permiresuar ndjeshem kushtet e godines.
“Ju japim sot femijeve te ketij komuniteti kopshtin qe meritojne. Dhjetera kopshte e cerdhe qe jane ndertuar dhe do te ndertohen, jane nje garanci se femijet e te sotmes do te jene qytetaret europiane te se nesermes. Shoqerizimi qe ju mundeson cerdhja, kopshti, shkolla do te jete nje gur themelor per bashkejetesen qytetare dhe demokratike ne Tiranen europiane”, u shpreh Rama.
Investimi i kryer ne kopshtin numer 27, ne njesine bashkiake numer 6 kap nje vlere prej rreth 27.6 milion leke.
Top Channel