
Qeveria ka vendosur nje muaj afat per aplikimin per pajisjen me karta vetem te shtetasve pa pasaporte. 1 prill-1 maj do te jete periudha, qe keta shtetas do te aplikojne prane njesive te gjendjeve civile per te marre leternjoftimin elektronik.
Keshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime ne vendimin per pajisjen e shtetasve shqiptare me karta, qe kane te bejne me percaktimin e afateve dhe te masave shtrenguese per ata qe nuk aplikojne brenda ketyre afateve.
Ne rast se punonjesit e gjendjes civile lejojne aplikimin e shtetasve me pasaporte brenda kesaj periudhe, kostoja e aplikimit do t’i ngarkohet punonjesit te gjendjes civile. Nderkaq, per shtetasit qe disponojne pasaporte, procedura e aplikimit do te nise ne daten 1 maj.
Nga ky rregull, sqarohet ne vendim, bejne perjashtim qytetaret qe kane aplikuar brenda dates 31 janar, per te cilet pajisja do te vazhdoje rregullisht.
Ne njësitë e qeverisjes vendore, ku ende nuk ka filluar procesi i aplikimit per pajisjen me leternjoftim, procedura e aplikimit per shtetasit me pasaporte do te filloje me 1 qershor.
Top Channel