Prifti i Karavastase “pranon” trafikimin e klandestineve

31/03/2009 08:40

Dhjete te pandehurit, mes tyre edhe prifti i Karavastase, kane pranuar trafikun e klandestineve. Gjate seances gjyqesore, te pandehurit i kane kerkuar Gjykates se Tiranes gjykimin e shkurtuar, ashtu sic jane aktet e dosjes se prokurorise.

Te pandehurit dhe mbrojtesit kane argumentuar se kerkojne qe te gjykohen me provat e paraqitura nga akuza, por nuk kane pranuar akuzen e ngritur. Kerkesa e bere nga ana e te pandehurve u pranua nga gjyqtari Fehmi Petku.

Ne seancen e radhes, prokurori i ceshtjes, Dritan Reshka, do te paraqese edhe konkluzionet e tij perfundimtare.
Te pandehurit e ketij gjykimi jane: Ilir Çipi, Leonard Belortaja, Altin Qatipi, Irfan Dalipaj, Mihal Shuli, Artur Likollari, Edmond Tallkuci, Manol Xhamia dhe Rajmond Duro.

Nga hetimet e kryera nga njesia Task-Force ka rezultuar se te pandehurit, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane ndihmuar persona te ndryshem per te kaluar kufirin ne menyre te paligjshme.

 

Top Channel