
Policia e Fierit ka arrestuar 25-vjecarin Teki Yzeiraj, i cili akuzohet se ka perdhunuar 13-vjecaren E.Meco.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Kreshpan, Komuna Cakran pak pas mesdites, kur vajza nxenese ne klasen e shtate, kishte mbaruar mesimin dhe kthehej per ne shtepi. Mesohet se i riu i ka prere vajzes rrugen dhe duke e mashtruar ka mundur ta terheqe ate ne nje pjese rruge te parrahur nga njerez, ku dhe e ka perdhunuar.
Vonesa e pajustifikuar e vajzes ne shtepi ka alarmuar prinderit, te cilet e kane kerkuar dhe e kane gjetur ate te pergjakur e te perlotur rreth. Pasi kane mesuar se cfare ka ndodhur, ata kane bere denoncim ne polici, e cila sapo eshte sinjalizuar ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka arrestuar 25-vjecarin Yzeiraj.
Top Channel