Pastrimi i parave, shtohen rastet

31/03/2009 16:30

Drejtoria e Pastrimit te Parave deklaroi se ne vitin 2008  eshte shenuar nje rritje mjaft e forte e rasteve te dyshimta per pastrim parash.

“Rastet ne vitin 2008 jane dhjetefishuar. Ne vitin 2008 ka patur 26 raste, nga 2 qe ka patur ne 2007”, u shpreh Adriatik Doci, drejtor i Drejtorise se Pastrimit te Parave.

Në 2008 janë raportuar 152 raste te dyshimta per pastrim parash, nga të cilat kanë rezultuar me elementë të mjaftueshëm dyshimi 60 % e tyre. Pas analizimit financiar janë derguar pranë organeve ligjore 29 prej tyre. 63 raste te tjera jane ende ne në proces analizimi.

“Shqiperia eshte ekonomi informale dhe kjo e ben ate mjaft te rrezikuar. Jane me qindra mijera eurot, dollaret, leket qe jane bllokuar”, u shpreh Doci.

Burime nga Drejtoria e Pastrimit te Parave bejne te ditur se vitin e kaluar tre nga rastet e dyshuara per pastrim parash implikojne persona te ekspozuar politikisht.

Por Doci nuk i ka bere emrat e tyre publik. Sipas tij pjesa me e madhe e parave te pista qe pastrohen vijne kryesisht nga droga dhe trafiqet dhe nje pjese e mire e tyre transferohen ne shtete te tjera, kryesisht Turqi, Gjermani dhe Kine, por Doci nuk deklaroi as dhe cilat sektore ne ekonomine shqiptare jane te pritur per pastrim parash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB