
Me 1 prill hyn ne fuqi Marreveshja e Stabilizim Asociimit dhe kjo sipas ministres se Integrimit, Majlinda Bregu, eshte plotesisht e vertete.
Megjithese ne fuqi me 1 prill, MSA-ja do te jete baza e re kontraktuale mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian.
Qe nga ky moment, marreveshja e ndermjetme qe aplikonte aspektin tregtar te MSA-se, pushon se funksionuari dhe detyrimet e saj ushtrohen nga MSA-ja.
Qe prej hyrjes ne fuqi ne marreveshjes se ndermjetme, qe i njihte Shqiperise disa avantazhe ne shkembimet me Bashkimin Europian, eksportet shqiptare sipas ministres jane rritur me 11.8%.
Mirepo ne te njejten kohe, jane rritur edhe importet me 18.8%. Pra deficiti ne bilancin tregtar mes Shqiperise dhe Bashkimit Europian, jo vetem nuk eshte ngushtuar, por eshte thelluar.
Me pak eksporte do te thote me pak valute qe futet ne Shqiperi. Po ashtu, kjo tregon se biznesi shqiptar nuk eshte i pergatitur te perballoje konkurrencen e tregut te perbashket europian.
Kjo eshte arsyeja, qe MSA-ja qe hyn ne fuqi me 1 prill, parashikon nje reduktim tarifor gradual deri ne janar 2011 dhe nje zone te shkembimit te lire ku mallrat do te leviznin lirisht, deri me 2019.
Ministrja Bregu pranon se aftesimi i biznesit per te qene konkurrues eshte sfida e se ardhmes.
Por hyrja ne fuqi e MSA-se ka nje perfitim direkt per emigrantet qe jane jashte: Keshtu, bashkeshortja apo femijet e nje emigranti te rregullt shqiptar ne Greqi, Itali apo cfaredolloj vendi te Bashkimit europian, mund te kerkoje nje vend pune njesoj i barabarte me nje grek, italian, gjerman, francez, etj.
Ne lidhje me aplikimin per statusin e vendit kandidat, ministrja pohoi edhe njehere se kjo tashme eshte ceshtje ditesh.
Top Channel