
Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin “Shqiperia po ndryshon” ne Kamez, ku ai ka leshuar nje nga deklaratat e tij me te forta lidhur me zonat informale.
Shefi i qeverise pergezoi banoret per ate qe e quajti zbukurim i metejshem i kryeqytetit dhe zonave rreth tij.
“Ne historine e ketij kombi, askush dhe asnjehere nuk ia ka dale t’i dhuroje vendit nje qytet te tere sic i keni dhene juve me mundin, djersen dhe sakrificen tuaj. Ju mes kodrave te Tiranes jeni me vilat me te bukura”, eshte shprehur Berisha.
Kryeministri premtoi shumfishimin e investimeve per kete zone, duke e kthyer sipas tij ne nje nga me te begatat ne vend.
“Une e di se me gjithe keto investime ju serish keni probleme me ujin e me dritat. Por une kerkoj mirekuptimin tuaj sepse ne po investojme me shume ne infrastrukturen e ketij qyteti dhe ju garantoj se qeveria ime do te shtoje investimet ne menyre qe ju te jeni me mire se gjithe Shqiperia”, ka premtuar Berisha.
Shefi i qeverise renditi disa nga premtimet e realizuara nga qeveria ne disa sektore te fushes ekonomike, arsimore dhe sociale.
Gjate vizites se tij ne Kamez, kryeministri inauguroi edhe godinen e re te komisariatit te policise me nje vlere rreth 104 milione leke, rikonstruksionin e stadiumit te qytetit me vlere 45 milione leke, dhe godinen e kopshtit te ri me vlere 34 milione leke.
Top Channel