Vrasja e nje 18-vjecari ne vitin 2000, qe po tentonte te emigronte ne menyre klandestine, ka detyruar prinderit e tij te padisin Ministrine e Mbrojtjes duke kerkuar demshperblim deri edhe pagimin e shpenzimeve te varrimit te tij.
Shefik Xhebraj nga Vaqarri i eshte drejtuar gjykates se Tiranes per vrasjen e djalit te tij, Altin Xhebraj, i qelluar per vdekje nga nje ushtar ne Portin e Durresin ne 4 mars 2000.
Sipas nje vendimi te gjykates se kryeqytetit, ushtari Shpetim Llanaj eshte shpallur fajtor dhe eshte denuar me pese vjet burg per shkelje te rregullave te sherbimit te rojes ne objekte te rendesishme.
Trupa gjykuese njeh ne vendimin e saj tentativen e kater te rinjve per te hyre ne nje target ne Portin e Durresit dhe refuzimin e tyre per t’ju bindur urdherit te ushtarit. Pas kesaj ushtari Llanaj ka qelluar duke lene te vrare 18 –vjecarin.
Prinderit e adoleshentit qe kerkojne demshperblimin e demit te shkaktuar nga vrasja me dashje e Altin Xhebrajt, shpenzim per ushqim jetese te prinderve te tij dhe shpenzime per varrimin e tij. Nga ana tjeter jane te paditur Komanda e repartit ushtarak numer 1006 Zall Herr, Ministria e Mbrojtjes dhe ushtari qe vrau adoleshentin Xhebraj.
Top Channel