Zjarri ne Lushnje, viktima, plumba ne trup
30/03/2009 14:05
Zjarri ne nje banese te Lushnjes mund te jete vene nga personat me te cilet kryefamiljari ishte ne hasmeri.
Sipas policise, 38-vjecari Bujar Krasniqi eshte vrare me arme zjarri dhe me pas eshte djegur ne shtepine e tij. Ne trupin e tij u gjeten dy plumba.
Trupi do te sillet ne Tirane, ku do t’i behet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.
Zjarri ra rreth ores 3:00 te mengjesit dhe ishin fqinjet e familjes Krasniqi qe e vune re. Tre femijet munden te dilnin pa probleme jashte nderteses, ndersa 38-vjecari mbeti brenda.
Zjarrfikesit mberriten ne vendngjarje kur fqinjet kishin vene nen kontroll gjendjen.
Top Channel