
Nje zjarr ka perfshire mengjesin e sotem nje shtepi ne fshatin Gradishte te rrethit te Lushnjes. Zjarri ka rene ne banesen e shtetasit Bujar Krasniqi dhe eshte vene re rreth ores 03.00 te mengjesit nga fqinjet e tij.
Zjarri ka qene i fuqishem dhe eshte perhapur ne nje kohe shume te shpejte ne te gjithe ndertesen. Brenda ne shtepi ndodhej kryefamiljari dhe tre femijet e tij, te cilet kane mundur te shpetojne nga flaket.
Ndersa kryefamiljari eshte asfiksuar dhe nuk ka mundur te largohet, duke gjetur vdekjen. Ne momentin kur ka mberritur zjarrfikesja, flaket ishin shuar nga vete banoret. Shkak per vonesen e zjarrfikeses eshte bere rruga tejet e pakalueshme.
Policia qe ka mberritur ne vendngjarje, po punon per zbardhjen e shkakut te renies se zjarrit qe deri ne keto momente nuk dihet.
Top Channel