Sekuestrohen 50 kg marihuane, dy ne pranga

30/03/2009 10:05

Sekuestrohen 50 kg marihuane dhe arrestohen dy persona ne Qafen e Muzines ne Gjirokaster.

Policia e antikrimit ne kete qytet prangosi Izet Bocken dhe Fatmir Jasharin gjate nje operacioni te koduar “Rreshqitja”. Dy personave te ndaluar iu sekuestrua gjate kontrollit edhe nje arme automatik dhe nje pistolete TT.

Nga informacionet e uniformave blu te Gjirokastres, mesohet se droga e fshehur ne dy canta vinte nga Lazarati dhe kishte si destinacion Greqine.

 

Top Channel