Sarande, shembja e ures izolon 4 fshatra

30/03/2009 08:30

Kalimi i nje maune me hekur mbi nje ure 50-vjecare, qe lidh Saranden me kater fshatra te zones se Vurgut, ka bere qe te shkermoqet nje nga kembet e saj.

Kjo eshte ngjarje e ndodhur dy muaj me pare, por mbetja ne izolim dhe mungesa e reagimit te strukturave te pushtetit vendor e qendror, i ka nxjerre banoret ne nje proteste. Me kosto shume me te larte eshte dalja nga funksioni i kesaj ure edhe per fshatra te komunes fqinje te Livadhjase, ato te Xarres e deri te asaj te Markatit, apo te Bashkise se Konispolit.

Banoret e tubuar prane ures se shembur, qe kane pasur edhe pranine dhe mbeshtetjen e deputetit te zones, Stefan Çipa, thane se kane pritur nderhyrjen e komunes apo te prefektures. Mungesa e kesaj ure ka çuar ne pragun e vdekjes dy nena qe prisnin sjelljen ne jete te femijeve te tyre ne maternitetin e Sarandes.

4 mije banoret e fshatrave te Komunes se Alikos, qe e kane uren pjese te komunikimit te tyre me qytetin e Sarandes, presin qe te levrohet fondi i miratuar nga qarku per rehabilitimin e ures se Fanarit.

Top Channel