
Banore te qytetit te Lacit, kan dale ne nje proteste, duke bllokuar superstraden qe lidh Fushe Krujen me Milotin, per 40 minuta.
Banoret ne protesten e tyre i kerkuan qeverise lidhjen e qyterit te Lacit ne kryqezimin e rruges se Patokut me superstrade, si dhe demshperblimin e tokave qe po perdoren per zgjerimin e rruges.
Prej ditesh banoret e Kurbinit kane protestuar, duke mos lejuar firmat e ndertimit te autostrades per te vazhduar normalishte punen. Policia e Komisariatit Kurbin ka qene e pranishme, duke mbikeqyrur nga afer protestuesit, por ne momenin qe unifomrat blu kane tentuar te hapin rrugen kane hasur edhe ne reagimet e qytetareve.
Bllokimi i rruges ka sjelle edhe kaos ne trafik, qe per zhbllokimin e tij jane dashur te pakten dy ore per kthimin ne normalitet te tij.
Top Channel