Pollo: Zgjedhje me standarte per te respektuar NATO-n

30/03/2009 19:10

Zv/kryeministri Genc Pollo ka kerkuar me teper bashkepunim nga ana e opozites ne prag te anetaresimit me te drejta te plota ne NATO.

Gjate fjales se mbajtur ne parlament, Pollo u shpreh se kjo eshte nje ngjarje historike dhe epikale per vendin tone. “Anetaresia ne NATO eshte ceshtje e permbushjes se standarteve. Lufta e korrupsionit dhe reformimi i ushtrise beri te mundur anetaresimin. Eshte bere kodi i perbashket zgjedhor dhe kjo eshte nje arritje. Por dua te theksoj se per kodin zgjedhor, opozita arriti perfitime dhe eshte padyshim merita e mazhorances qe beri leshimet e duhura”, theksoi numri 2 i qeverise.

Ne vijim, ai vuri theksin ne rendesine qe kane zgjedhjet e qershorit per vendin tone. “Nga vendet qe jane ftuar te behen anetare, ne kemi me shume probleme me zgjedhjet dhe une jam i bindur se do jene zgjedhjet me te mira te bera qe prej vitit 1991 e ketej. Ajo qe eshte shume e rendesishme per NATO-n, zgjedhjet e ardhshme, po baltosen nga kreu i opozites. Duhet te tregohet pak me shume seriozitet se sa eshte treguar deri tani”, shtoi Pollo.

Ai preku shkurtimisht edhe ceshtjen e trajtimit te te verberve dhe paraplegjikeve. “Qendrimi ndaj te verberve dhe paraplegjikeve ka qene i favorizuar nga kjo qeveri. Duhet te bejme kujdes qe mos te ngjallim mitin e nje biznesmeni qe shkon te marre asistence sociale. Nje gje e tille eshte bere gjate qeverisejes se PS-se. Ne kete pike ka nje reforme te madhe qe po punohet dhe shpresoj qe brenda ketij kalendari te kemi kohe ta miratojme qe parate te shkojne vertet aty ku duhet”, perfundoi zv/kryeministri.

Top Channel