
Deputeti i selise roze, Pandeli Majko, i cili ka qene edhe kryeminister i vendit, e ka cilesuar daten 4 prill si nje moment historik per Shqiperine dhe shqiptaret.
“Eshte nje sukses qe nuk mund te ndahet ne pjese ne te majte dhe ne te djathte. Eshte nje sukses qe ka pasur traumat e veta si ne ’97-en. Nen ombrellen e NATO-s vjen nje garanci per investitoret sepse Shqiperia ishte ne zonat e pasigurta te Ballkanit. Ana tjeter e rendesishme eshte pozicioni gjeopolitik sepse ne kthehemi ne nje prapavije te rendesishme per ceshtjen e Kosoves dhe per statusin e shqiptareve ne Maqedoni e Mal te Zi. Duke votuar do krijojme edhe influencat tona qe jane te rendesishme jo vetem per Shqiperine por edhe per faktorin shqiptar”, theksoi Majko.
Ai foli edhe per shfrytezimin politik qe i behet ketij momenti te rendesishem per vendin. “Shfrytezimi politik eshte i pritshem, por publiku tani i meson lodrat e politikes dhe e kupton qe eshte nje proces. Qytetari i thjeshte e kupton se ngjarja eshte e rendesishme. Ky eshte akti me i rendesishem i historise se re te shqiptareve. Ne nje menyre apo ne nje tjeter, gjithe klasa politike shqiptare realizoi nje nga misionet me te veshtira. Mendoj se nuk eshte fjala per te ndare, por ne duhet te bejme nje histori qe kalamajte tane ta lexojne ne menyren sa me normale te mundshme”, nenvizoi deputeti socialist.
Top Channel