Malaj: NATO te rrise pergjegjesine e politikes

30/03/2009 21:25

Deputeti socialist, Arben Malaj e ka cilesuar anetaresimin ne NATO, nje ngjarje histortike per vendin tone, duke deklaruar ne “Shqip” se politika do kete pergjegjesi me te madhe pas dates 4 prill.

“Nuk eshte mire te bejne copezim per shkak te ketij evenimenti qe ka vendi. Eshte nje nga gjerat me te shenuara por ajo qe e prish ambientin e gezimit eshte temperetura e larte partiake per ta pergezuar apo parcelizuar kete ngjarje. Eshte nje mundesi ne rritje qe duhet ta maksimizojme me angazhim maksimal. Kur flitet per NATO-n, flitet per mbrojtjen kolektive dhe vendet anetare nuk kane konflikte ekonomike mes tyre”, nenvizoi Malaj.

Ne vijim, ai theksoi se pas anetaresimit, Shqiperia duhet te behet pjese e korridoreve ekonomike. “Nje nga misionet e reja qe NATO mund te aplikoje, mund te jete edhe siguria. Ne momentin qe je ne NATO, kompanite financiare ulin koston e parase. NATO ka rritur gjithmone dhe me teper sherbimet e saj per te perballuar fatekeqesite natyrore”, shtoi deputeti i majte.

Sipas ish ministrit te Financave, mbi administraten dhe qeverine e nje vendi anetar, presioni eshte shume here me i madh. “Avantazhi me i madh eshte cilesia e skanerit, pasi e ke me te lehte ta kuptosh se kur te shfaqen semundjet dhe ke me shume presion per t’i luftuar keto semundje”, thote gjithashtu Malaj.  

Top Channel