Kakavije, sekuestrohet marihuane, arrestohet nje person

30/03/2009 11:25

Policia sekuestron serish lende narkotike ne Kakavije, ndersa ka prangosur drejtuesit e maunes ku ishte fshehur droga.

Sipas informacioneve te fundit, 50 kilograme marihuane, te ndara ne pako 1 kilogrameshe ishin futur ne nje maune me targa Fierit.

44-vjecari Eduart Kane eshte prangosur, ndersa kane nisur hetimet per te zbuluar emrat e bashkepunetoreve te tjere.

Deri tani eshte mesuar se marihuana ishte blere ne Lazarat te Gjirokastres dhe kishte si destinacion Greqine.

Top Channel