
Ne Gjirokaster eshte zhvilluar ceremonia e kalimit ne dorezim te ministrise se Shendetesise te Spitalit Ushtarak ne Gjirokaster.
Ky spital eshte rikonstruktuar dhe ne dhjetor te vitit 2008 i eshte kaluar ne dorezim pales shqiptare nga investitoret greke. Ne kete ceremoni kane marre pjese ministrat e Mbrojtjes dhe ministrja e Shendetesise.
Spitali Ushtarak i Gjirokastres funksionon si nje spital civil prej disa vjetesh si nje nisme e ish- kryeministrit Majko. Gjate kesaj periudhe ai ka pritur 1300 paciente, 860 prej te cileve ishin civile.
Ne kete spital jane zhvilluar operacione te llojeve te ndryshme. Ai permban polikliniken, kirurgjine, laboratorin kimik, laboratorin klinik dentare dhe ka nje pavion prej 45 shtreterish.
Top Channel