Durres, grabitet nje agjenci e kembimit valutor

30/03/2009 10:30

Maskat grabisin nje agjenci te kembimit valutor ne Durres. Dy persona te armatosur kane kercenuar punonjesen e njesise dhe nen kercenimin e armeve kane grabitur prej saj nje sasi te hollash.

Mesohet se ata i kane grabitur 2300 dollare dhe 4100 euro qe ndodheshin ne arkene e agjencise. Pas grabitjes se parave, dy personat kane arritur te largohen.

Forcat e policise mberriten ne vendin e ngjarjes dhe kane nisur punen per te zbuluar identitetin dhe arrestuas autoret e vjedhjes. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10.00 te mengjesit ne afersi te Stacionit te Trenit.

Pak kohe me pare nje tjeter grabitje u shenua ne qytetin e Lezhes, ku punonjesve te postes iu vodhen 5 milione leke.

 

Top Channel