
Qeveria ne Belgjike vendosi te rishikoje procedurat per legalizimin e disa kategorive te caktuara te emigranteve, nga te cilat pritet te perfitojne edhe nje pjese e mire e shqiptareve qe jetojne atje.
Ministria e Migracionit dhe Azilit urdheroi zyrat e te huajve te pajisin me leje qendrimi nje kategori shtetasish te huaj, mes te cileve familje me femije ne moshe shkollore, ato qe kane kater vjet qe kane paraqitur kerkesen per azil, ata persona qe mund te qendrojne ne Belgjike deri ne 5 vjet, si dhe ato familje me bashkeshorte me shtetesi te ndryshme.
Personat e interesuar duhet te bejne kerkese per leje qendrimi. Perfituesit duhet te kene karte identiteti, ose pasaporte dhe nese kane leje njevjecare duhet te gjejne pune. Ne Belgjike jetojne rreth 60 mije shqiptare me leje qendrimi dhe 30 mije te tjere pa dokumenta.
Top Channel