Topalli vijon turin ne Lezhe
29/03/2009 21:20
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka vijuar turin e takimeve ne zonen e Lezhes ne komunat e Kallmetit, Dajcit dhe Fushekuqes.
Duke e vene theksin tek anetaresimi ne NATO si nje moment historik per Shqiperine, zonja Topalli nuk kurseu as akuzat per kreun socialist Edi Rama.
“Tamam si sot nje vit me pare zedhenesi i Edi Rames doli ne Tirane duke thene se nuk do e pranojne Shqiperine ne NATO. Pas dy ditesh Sali Berisha ishte ulur me Xhorxh Bushin per te marre ftesen ne NATO. Ky eshte nje turp, kjo eshte papergjegjshmeri. Jane kthyer ne nje korr korbash qe vajtojne cdo dite, qe refuzojne realitetin, qe nuk pranojne ndryshimin”, theksoi Topalli.
Top Channel