Plan per te rritur akcizen e cigareve

29/03/2009 13:15

Ministria e Financave po vlereson mundesine e rritjes se akcizes per cigaret, duke u nisur nga fakti i nivelit te ulet ne krahasim me vendet e tjera.

Taksa e akcizes aktualisht eshte 40 leke/paketa, por kjo nuk mjafton per ministrine. Specialiste te Financave konfirmojne planin e qeverise per te prekur vetem nivelin e akcizave per pjesen e dyte te vitit, kurse taksat e tjera do te jene te pandryshuara.

“Kemi nivelin me te ulet ne rajon. Mesatarja e paketes se duhanit ne BE arrin ne 4 euro, kurse ne rajon eshte 3.5 euro. Ne Shqiperi paketat e duhanit variojne 1-2 euro”, argumenton burimi ne ministri.

Top Channel