Itali, perleshje mes shqiptaresh, nje i vdekur

29/03/2009 18:10

Shkembim i dhunshem zjarri ne Arezzo, ne Itali, mes dy grupeve rivale shqiptaresh. Ne perleshje ka humbur jeten nje 20-vjecar dhe dy te tjere kane mbetur te plagosur, nje prej tyre ne gjendje te rende.

Agim Leka, ka mberritur ne spital ne nje makine qe me pas eshte larguar me shpejtesi, por ka humbur jeten pak minuta me pas.

Nje prej personave te plagosur, 27-vjecari Rodjan Ruci eshte qelluar nga nje pistolete ne arterien kryesore ne nje kembe.

Pasi eshte operuar, tani ai eshte ne vezhgim te rrepte te mjekeve.

Nderkohe eshte ende i panjohur identiteti i shqiptarit tjeter te plagosur, i cili mendohet te jete goditur me nje kacavide.

Top Channel