Vjedhjet ne Tirane, dyfishohen patrullat

28/03/2009 08:35

Nis lufta e policise per parandalimin e krimeve ne kryeqytet.

Duke dyfishuar patrullimet gjate nates, policia ka hartuar nje plan masash me qellim zvogelimin sa me te mundshem te numrit te ngjarjeve kriminale qe ndodhin ne Tirane, e sidomos vjedhjeve te ndryshme.

Vec shtimit te sherbimeve te policise gjate nates, ku edhe shenohet numri me i madh i vjedhjeve, eproret e policise se Tiranes kane shtuar patrullimet ne kembe te punonjesve te policise, te cilet instalohen ne zonat me problematike. Gjithashtu, jane shtuar patrullimet edhe me makina civile.

Sipas policise, punonjesit e patrulles se pergjithshme “fshihen” ne makina civile, zakonisht prane parkingjeve publike, me qellim parandalimin e vjedhjes se makinave. Gjithashtu, agjentet kriminale jane shperndare ne keto zona per te mbajtur nen vezhgim personat problematike, apo edhe ata me precedente te meparshem ne aktivitet kriminal.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta