Tirana fik dritat per inisiativen “Ora e Tokes”
28/03/2009 18:30
Tirana bashkohet me te gjithe kryeqytetet boterore ne protesten e madhe ndaj ndryshimeve klimaterike dhe rreziqeve te ngrohjes globale.
Bashkia e Tiranes u kerkon te gjithe qytetareve te saj te fikin dritat nga ora 20:30 deri ne oren 21:30 duke u bere pjese e kesaj proteste mbare boterore per mbrojtjen e mjedisit.
Bashkia e Tiranes do te fike te gjithe dritat dhe kompjuterat e insitucionit te saj, nderkohe qe per qytetin e Tiranes si monument dallues kete vit eshte perzgjedhur korpusi qendror, i cili per rreth nje ore do te jete me drita te fikura. Kjo inisiative qe njihet si “Ora e Tokes” do te zbatohet ne 3400 qytete dhe fshatra te 88 vendeve te botes.
Top Channel