Roskovec, keshilli voton kunder prefektit

28/03/2009 15:35

Prefekti i qarkut te Fierit, Shahin Bejdaj ka kerkuar nje mbledhje urgjente te Keshillit Bashkiak te Roskovecit, per te propozuar shkarkimin e kryetarit te bashkise Ylli Kola.

Sipas tij kryetari i bashkise ka munguar per nje kohe te gjate pa nderprerje ne pune.

Prefekti i Fierit i kerkoi anetareve te Keshillit Bashkiak te marrin nje vendim me qellim qe me pas ta dergojne ate prane Keshillit te Ministrave.

Pas debatesh te shumta u vendos qe votimi per te marre kete vendim te behej i fshehte, ku dhe rezultoi qe 9 anetare te keshillit te votonin kunder dhe 4  te tjere pro shkarkimit te kryetarit te bashkise.

Prefekti Bejdaj tha se do te ankimoje kete vendim ne gjykate pasi eshte ne kundershtim me ligjin.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta