Neser ndryshon ora, ecen 60 minuta perpara

28/03/2009 08:40

Duke filluar nga dita e neserme te gjithe do te zgjohemi nje ore me heret per te filluar aktivitetin e perditshem.

Kjo pasi akrepat e ores do te shkoje 60 minuta perpara. Nje gje e tille do te ndodhe pikerisht naten mes dites se sotme dhe se dieles, ne oren 2:00 te mengjesit. Pas kesaj, me 29 mars hyn ne fuqi edhe ora e re zyrtare.

Ajo do te orientoje kohen ne dite-netet tona per shtate muaj me radhe deri ne naten mes 24 dhe 25 tetorit. Kjo i ka dhene fund periudhes se ores diellore qe shoqeron 5 muajt dimerore, me objektivin per te fituar nje ore drite me shume.

I quajtur ndryshe numerimi i ores verore, ky ndryshim do t’u jape mundesi te gjithe njerezve te shijojne sa me shume diten dhe rrezet e diellit. Ne vende te tjera, ky ndryshim do te ndodhe sipas oreve perkatese lokale. Per vendet e Bashkimit Evropian, ora e gjithe zones do te ndryshoje ne te njejtin çast.

Ndryshimi i ores me pare ne Evrope ka qene jo i njetrajtshem, por ajo filloi te pergjithesohej nga viti 1974, pas krizes se pare te naftes dhe kur disa vende vendosen te çojne perpara oren ne menyre qe te shfrytezonin me shume driten e diellit dhe te konsumonin me pak energji elektrike.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta