Shqiptaret firmosin NATO-n

26/03/2009 14:55

Kuvendi i Shqiperise ka miratuar me vote unanime paketen ligjore te anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Duke e cilesuar kete si nje moment historik, kryeministri Berisha theksoi se tashme nisin sfidat e medha per vendin ne konsolidimin e demokracise e mbi te gjitha te vete shtetit.

“Do te bej c’eshte e mundur qe kete besim ta shnderroj ne vlera te medha ne konsolidimin e demokracise ne Shqiperi, ne aftesimin e saj per te qendruar krah vendeve aleate ne kater anet e planetit”, u shpreh Berisha.

Socialistet duke pershendetur kete moment historik, per te cilin kane aspiruar te gjithe shqiptaret, pa dallime politike, ngulmuan ne faktin se zgjedhjet e 28 qershorit jane detyrimi i pare per t’u permbushur nga Shqiperia, duke garantuar lirine dhe ndershmerine e tyre.

“Tashme ka ardhur momenti kur Shqiperia renditet me dinjitet si anetare me te drejta te plota ne nje aleance te vlerave demokratike. Por ky parlament duke nisur nga dita e hene do te perballen me kundershtimin tone te pershkallezuar per ceshtjen e kartave”, u shpreh Leskaj.

Kryeministri Berisha e quajti anetaresimin e Shqiperise ne NATO si konkretizimin e nje endrre te cilen kjo qeveri e realizoi.

“Kemi patur fatin qe te projektin-enderr ta shnderrojme sot ne realitet”, u shpreh Berisha.

Nga ana tjeter, socialistet e perkthyen kete moment si pikenisje ne realizimin e reformave te verteta e te domosdoshme per te garantuar zhvillimin e vendit.

Ne fund nje duartrokitje e gjate dhe nje fotokujtim per kete moment historik.

Shqiptaret keshtu, permes te zgjedhurve te tyre, firmosen zyrtarisht ate qe prisnin prej njezet vjetesh, hapin e pare te futjes ne familjen e madhe te perendimit modern, anetaresimin ne NATO.

Top Channel