
Ne intervisten ne emisionin “Top Story”, kryetari i PS Edi Rama ka shpalosur planet e tij per koalicionin qe do te hyje ne zgjedhjet e 28 qershorit.
“Ne synojme nje koalicion vlerash dhe bashkimi qytetaresh. Ne kete drejtim kam synuar dhe kam pare me keqardhje qe njerez te caktuar, te mesuar me nje menyre te vjeter e te qenit me partine, nuk e kane pranuar kete metode. Politika eshte nje mjet qe duhet t’iu sherbeje njerezve”, ka deklaruar Rama.
Kreu i PS ka shprehur bindjen e tij se ne zgjedhjet e ardhshme partia dhe koalicioni i tij do te dalin fitues.
“E djathta do te mundet dhe ne 28 qershor do te fitoje PS dhe koalicioni i saj. Do te fitoje ndryshimi, qe do te thote nje qasje e re ndaj ketij vendi”, ka pohuar Rama.
Lideri i opozites ka theksuar se partia e drejtuar prej tij shkon pertej te qenit e majte, apo e djahte dhe do t’i jape fund ndasive te shqiptareve, qe sipas tij i ka krijuar politika e vjeter.
“PS eshte pertej se majtes dhe se djathtes dhe une besoj tek nje bashkim i ri per t’iu dhene fund ndasive dhe hasmerive qe kane ekzistuar ne politike, qe kane ndare shqiptaret dhe kane bere nje qeverisje te shemtuar”, ka shtuar Rama.
Top Channel