
Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaron se Shqiperia per vitin 2009 eshte teresisht e mbrojtur nga kriza ekonomike, e cila ka prekur shume vende te botes dhe qe sipas parashikimeve te institucioneve te njohura nderkombetare pritet te shkaktoje rreth 20 milion te papune ne bote.
“Ne mendojme se kriza nuk do te preke ekonomine qe te rrise nivelin e papunesise, madje ne besojme se fillimi i vitit 2009 do te shenoje renie. Kemi rezerva valutore te paprekura, kemi zhvleftesimin me te ulet te lekut me 5.1 % dhe kemi marre masa qe gjate 2009 te mos kemi krize”, u shpreh Bode.
Pas kesaj deklarate ka reaguar kryetari i konfederates se sindikatave te pavararura, i cili ka renditur me shifra disa nga sektoret e prekur nga kriza ekonomike.
“Vetem Kurum ka hequr 360 punetore, ndersa fasonistet raportojne per 10 mije vete te larguar deri tani ”, u shpreh kreu i Sindikates, Kole Nikolla.
Kurse ministri Bode, deklaroi se ekonomia ka dinamiken e vet dhe nese eshte mbyllur nje biznes jane hapur dhjetera te tjera.
Bode ka qene i ashper me sindikalistet, duke i akuzuar ata per perhapje paniku.
Keto deklarata u bene gjate takim te radhes te Keshillit Kombetar te Punes.
Top Channel