PS: Berisha po shperfill Brukselin

25/03/2009 18:40

Partia Socialiste ka akuzuar ashper kryeministrin Berisha se po shperfill keshillat e zyrtareve te Bashkimit Evropian.

Ne nje konference per shtyp, deputetja Arta Dade ka deklaruar se kryeministri nuk po merr parasysh kerkesat e Brukselit per mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe per statusin e kandidatit.

“Berisha ka refuzuar te degjoje keshillat e Brukselit. Komisioneri per Zgjerimin Oli Rehn dhe sekretari i pergjithshem i NATO-s Shefer, perseriten kerkesen per zgjedhje te ndershme dhe per luften kunder korrupsionit. Gjithashtu, Rehn ka rekomanduar se per statusin e kandidatit do te ishte mire te aplikohej kur te jepeshin gjurme te forta te plotesimit te MSA-se”, ka pohuar Dade.

Top Channel