Itali, policia shkaterron organizaten shqiptare

25/03/2009 19:15

Karabinieret e Bergamos kane kryer nje sere arrestimesh ne disa qytete te veriut te Italise.

Burime te forcave te rendit bejne te ditur se organizata kriminale e shkaterruar perbehej nga shtetas shqiptare, rumune dhe italiane.

Personat e arrestuar akuzohen per shfrytezim te prostitucionit. Me sa dihet, organizata ka patur deget e saj edhe ne Shqiperi.

Qe ketej niseshin me dokumenta false vajzat qe me pas shfrytezoheshin ne rruget e Bergamos dhe qyteteve te tjera italiane. Nga deshmite e marra, keto gra e vajza mbaheshin nen kercenim dhe dhune te vazhdueshme.

Nder personat e arrestuar jane edhe shtate italiane, te cilet duket se kishin per detyre te shoqeronin prostitutat ne vendin e punes.

Nderkohe ne Brindizi, ne jug te vendit, karabinieret kane arrestuar tre persona, dy prej te cileve shtetas shqiptare me banim ne Itali. Ne automjetet e tyre jane gjetur 100 kg marijuhane.

Top Channel