G99: Kriminaliteti po rritet cdo vit
25/03/2009 18:25
G99 shprehu sot shqetesimin per gjendjen e kriminalitetit ne vend.
Anetari i kryesise se kesaj partie, Genci Kojdheli tha se citon burime zyrtare te Policise se Shtetit.
“Ne vitin 2006 jane raportuar 9009 vepra penale, ne vitin 2007 jane raportuar 10036 vepra penale dhe ne vitin 2008 jane raportuar 13426 vepra penale. Rritja e kriminalitetit, sidomos atij te vogel, eshte nje shenje e qarte e deteriorimit te kushteve social-ekonomike te shqiptareve”, ka deklaruar Kojdheli.
Top Channel