Berisha takon Withers

25/03/2009 18:50

Kryeministri Berisha eshte takuar sot me ambasadorin amerikan ne Tirane John Withers per te diskutuar mbi samitin e Strasburgut, ku Shqiperia pritet te behet anetare me te drejta te plota ne NATO.

Sipas njoftimit zyrtar te qeverise, kryeministri Berisha i shprehu ambasadorit Withers mirenjohjen me te thelle per mbeshtetjen dhe perkrahjen e qeverise amerikane, si gjate kohes se presidentit Bush edhe tani nga presidenti Obama, duke realizuar keshtu projektin madhor kombetar per te gjithe shqiptaret.

Gjate takimit me ambasadorin Withers, kryeministri Berisha e cilesoi anetaresimin e Shqiperise ne NATO si ngjarjen me te madhe ne politiken e jashtme dhe te sigurise se vendit, pas pavaresise.

Njoftimi i zyres se shtypit te qeverise thote se ne takim u diskutua gjithashtu edhe mbi procesin e zgjedhjeve te 28 qershorit dhe se kryeministri Berisha e siguroi ambasadorin amerikan per angazhimin e plote te qeverise ne realizimin e zgjedhjeve sipas te gjitha standarteve nderkombetare.

Top Channel