Shperblim per kapjen e autorit

24/03/2009 12:00

Sipas policise dy policet qe u vrane mbremjen e se henes, kishin kallzuar ne prokurorine e rrethit Kukes, vrasesin e tyre Afrim Hasanaj ne 17 mars te ketij viti, per kundeshtim te forcave te policise si edhe shkaterrim te prones se tjetrit. (UPDATE)

“Sqarojme se me date 17.03.2009, autori i kesaj ngjarje, person me precedente penale i denuar me pare, eshte kallzuar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Kukes nga dy inspektoret e lartpermendur per kundershtim te punonjesve te policise dhe shkaterrim te prones se tjetrit, dhe ky eshte shkaku dhe motivi i ketij krimi te rende”, njoftoi zedhenesi i policise.

Ndersa vazhdojne operacionet e kerkimit per kapjen e autorit te kesaj vrasjeje, Policia e Shtetit ve ne dispozicion shume prej 50 mije eurosh per cdo njeri qe jep informacion per vrasesin ne numrat e telefonit. 0694106434 dhe 0694106303. Policia garanton ruajtjen e anonimatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA