Londer, Gjykata vendos ekstradimin e Ilir Kumbaros

24/03/2009 15:35

Gjykata e Londres vendosi pak minuta me pare ekstradimin e ish-oficerit te SHIK-ut, Ilir Kumbaro. 

Gjykatesit kane patur prova te mjaftueshme, ku vertetohet se i pandehuri eshte Ilir Kumbaro dhe jo shtetasi me identitet Shaqa Shatri.

Gjykata ka vendosur lejimin e ekstradimit te Kumbaros, duke i dhene fund keshtu procesit ne favor per shtetin shqiptar.

Avokati i Kumbaros, nuk ka pranuar te jape asnje koment lidhur nese do ta apeloje apo jo vendimin.

Per momentin Kumbaro eshte ne dispozicion shtetit shqiptar, ku pritet qe pas ekstradimit te perballet me drejtesine, pasi akuzohet per rrembimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha.

Top Channel