
Bosnje-Hercegovina dhe Shqiperia firmosen marreveshjet per heqjen e vizave mes dy vendeve, gjate nje vizite qe po zhvillon ne Sarajeve kryeministri Sali Berisha.
Ne daljen e perbashket para gazetareve, dy kryeministrat e vleresuan kete nje hap shume te rendesishem, vecanerisht per inkurajimin e tregtise ne kete kohe krize ekonomike.
Kryeministri Berisha ftoi qytetaret e Bosnje- Hercegovines te vizitojne Shqiperine kete vere.
Duke folur per proceset integruese, Kryeministri Berisha u shpreh se “te dyja vendet jane ne procesin e integrimit. Ne prill, Shqiperia do te behet anetare e NATO-s. Ne mbeshtesim plotesisht integrimin e Bosnje- Hercegovines ne NATO”.
Ndersa homologu i tij boshnjak, Nikola Spiric, theksoi se kriza ekonomike nuk do jete e shkurter, por Shqiperia dhe BH do te bejne cdo perpjekje per te forcuar bashkepunimin dhe per te lehtesuar pasojat e krizes boterore.
“Kemi marredhenie shume te mira tregtare me Shqiperine dhe do bejme perpjekje me te shumta per te hapur vendet tona ne menyra qe kompanite e BeH-se dhe Shqiperise te kene lehtesira per te vepruar ne vendet tona. Heqja e vizave do te jete shume e dobishme per te rritur marredheniet e turizmit dhe shkembimeve tregtare midis vendeve”, u shpreh Spiric.
Gjate vizites se kryeministrit Berisha u firmosen edhe 3 marreveshje te tjera ne fushen e sigurise dhe doganave. Sic pohuan dy kryeministrat shume shpejt do te zyrtarizohet bashkepunimi edhe per luften kunder kriminalitetit, trafikut te droges dhe terrorizmit, duke deshmuar keshtu gatishmerine e dy vendeve per te luajtur nje rol stabilizues ne rajon, vecanerisht tani qe Shqiperia do te behet anetare me te drejta te plota ne NATO.
Top Channel