Dita e Tuberkulozit, me te prekur, te varferit

24/03/2009 16:05

420 raste te reja ne vit preken nga semundja ngjitese e tuberkulozit ne vendin tone, e cila prek cipen e trurit dhe mushkerite e pacientit.

Megjithekete, Ministria e Shendetesise thone se kjo shifer eshte e ulet dhe tendenca eshte vazhdimisht ne renie.

“Ne Shqiperi regjistrohen rreth 420 raste te reja. Ne dy dekadat e fundit, prirja e rasteve per t’u prekur nga semundja ka shkuar ne renie”, u shpreh drejtori i Shendetit Publik, Gazmend Bejtja.

Specialistet thone se me te prekura nga kjo semundje jane familjet e varfera ne zonen verilindore te vendit pasi nder shkaktaret kryesore eshte kequshqyerja.

Ministria e Shendetsise thekson se njesia e programit kombetar te Kontrollit te Tuberkulozit po rishikon strategjine ekzistuese per te arritur ne 10 raste per 100 mije banore ne vitin 2013, sukses mjekimi ne 90 % dhe vdekshmeri nen 0.5 %.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA