Depozitat, rritet kufiri i sigurise

24/03/2009 16:15

Komisioni Kuvendor i Ekonomise miratoi nje projektligj qe rrit nivelin e sigurimit te depozitave bankare nga 700 mije leke ne 2.5 milione leke.

Ne projektligjin e qeverise ishte parashikuar ne skemen e sigurimit te futeshin edhe shoqerite e kursim kreditit. Por komisioni me shumice votash, nga te djathtet e ka rrezuar kete pike edhe me propozim te Bankes se Shqiperise

Te vetmit deputete ne komision qe ishin pro variantit te plote te qeverise kane qene deputeti demokrat Leskaj dhe ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj.

Ne total depozitat ne sistemin bankar jane rreth 6 miliarde dollare. Shuma qe zene shoqerite e kursim kreditit eshte thuajse e paperfillshme.

Top Channel