Superliga, takimet dhe gjyqtaret e javes se 25-te

20/03/2009 15:20

Tirana dhe Vllaznia do luajne ndeshjet e javes se 25-te ne shtepite e tyre per te mbajtur ritmin e kryesuesve.

Bardheblute do presin Apolonine qe rrezikon renien nga kategoria. Takimi do te gjykohet nga arbiter kryesor Lorenc Jemini. Nderkohe, ne “Loro Borici”, kuqeblute do perballen me Flamurtarin nen gjykimin e Enea Jorgjit, i cili ka drejtuar vetem nje ndeshje gjate ketij sezoni. Kridens Meta Do te jete “xhaketa e zeze” per ndeshjen Dinamo-Elbasani, ndersa Shkumbini-Partizani do drejtohet nga Aranit Lulaj.

Ne Kavaje, Besa pret Teuten ku kryesor do te jete Elvis Peza. Ndeshja e fundit e kesaj jave eshte ajo mes Lushnjes dhe Bylisit, dy skuadra qe luftojne per te mbijetuar mes me te mireve. Arbiter i ketij takimi do te jete Remzi Sadiku me 4 ndeshje te drejtuara ne kete sezon.

Top Channel